Споделете

Fibau bëhet anëtare e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore

Me kënaqësi njoftojmë se tani jemi zyrtarisht anëtarë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore (OEMVP). Ky anëtarësim është një hap i rëndësishëm për Fibau dhe një mundësi për të zgjeruar rrjetin tonë profesional dhe për të ndarë përvojat me bizneset më të suksesshme të rajonit.

Duke u bërë pjesë e OEMVP, synojmë të kontribuojmë aktivisht në zhvillimin ekonomik të komunitetit tonë dhe të përfitojmë nga mbështetja dhe programet. Besojmë se bashkëpunimi me bizneset tjera do të na ndihmojë të forcojmë pozicionin tonë në treg dhe të sjellim inovacione të reja për klientët tanë.

Për ne, ky është më shumë se një anëtarësim – është një mundësi për të ndërtuar të ardhmen bashkërisht, duke punuar për një ekonomi më të fuqishme dhe më të qëndrueshme. Jemi të entuziazmuar për këtë hap të ri dhe mezi presim të ndajmë sukseset tona me të gjithë ju.

Споделете

Поврзани